Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, mbërrin në Ukrainë për një vizitë diplomatike


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka mbërritur në Ukrainë për një vizitë zyrtare diplomatike, duke shënuar kështu vizitën e dytë të një ministri të jashtëm izraelit në vend që nga nisja e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë në fillim të vitit 2022, përcjell YNetNews.

Vizita e fundit e këtij niveli u zhvillua në shkurt të vitit 2023 nga ish-ministri i Jashtëm, Eli Cohen.

Gjatë qëndrimit të tij, Saar pritet të takohet me homologun ukrainas, Andrii Sybiha, si dhe me përfaqësues të komunitetit hebre në Ukrainë. Po ashtu, ekziston mundësia që ai të zhvillojë edhe një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Vizita vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, teksa Ukraina vazhdon të përballet me sulme të intensifikuara nga Rusia dhe kërkon mbështetje më të gjerë nga partnerët ndërkombëtarë.