Vendosni fjalën kyçe....

Irani pranon se sulmet ajrore amerikane në objektet bërthamore kanë shkaktuar dëme serioze


 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka pranuar publikisht se sulmet ajrore të muajit të kaluar nga Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar “dëme serioze” në objektet bërthamore të vendit. Deklarata u bë gjatë një daljeje zyrtare për mediat, ku ai theksoi se dëmet janë ende në proces vlerësimi nga Organizata e Energjisë Atomike të Iranit.

Araghchi nuk pranoi të konfirmojë nëse ndonjë sasi e uraniumit të pasuruar ka mbetur e paprekur pas sulmeve, duke shtuar se do të duhen më shumë kohë dhe analiza për të kuptuar plotësisht ndikimin e goditjeve. Kjo deklaratë shënon një nga pranimet më të drejtpërdrejta nga autoritetet iraniane për efektet e sulmeve amerikane në programin bërthamor të Teheranit.