Vendosni fjalën kyçe....

Rrezikoi të mbytej, ndërron jetë në ambulancë 60-vjeçari në Lezhë


Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen në plazhin e Tales në Lezhë.

Sipas njoftimit, viktima me iniciale N.M. është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit.

Njoftimi

“Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore. Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”