
Nuk është shuar ende zjarri në Dukat të Vlorës, që digjet prej më shumë se një jave.
Sot pritet të ndërhyhet nga ajri me helikopterët e ushtrisë Cougar.
Flakët i janë afruar parkut kombëtar të Llogarasë ndërsa ndërhyrja nga toka është tejet sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.
Erërat e forta në zonë kanë ndikuasr në pëhapjen e zjarrit ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe të mëdha më pisha e bredha.