Vendosni fjalën kyçe....

Trump pretendon shkatërrimin e tre objekteve bërthamore në Iran: Do duhen vite për t’i rindërtuar


Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të bujshme në rrjetin e tij social Truth Social, duke pretenduar se tre objekte bërthamore në Iran janë shkatërruar ose “komplet zhdukur”, përcjell YNetNews.

“Tre objekte bërthamore në Iran janë shkatërruar ose plotësisht të fshira. Do të duhen vite për t’i kthyer në funksion, dhe nëse Irani do të donte ta bënte këtë, më mirë të fillojë nga e para në lokacione të reja – përpara se edhe ato të zhduken,” – shkruan Trump në postimin e tij.

Deklarata vjen në një kohë me tensione të larta në rajonin e Lindjes së Mesme, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria amerikane apo agjencitë ndërkombëtare për ndonjë sulm real mbi objektet bërthamore iraniane.