
Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Meta ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), që më 26 qershor 2024 vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg të dhënë më 21 tetor 2024.
Ish-Presidenti e ka cilësuar këtë proces si të motivuar politikisht dhe pa baza ligjore.
Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Të dy i kanë mohuar akuzat dhe e kanë cilësuar çështjen si një sulm politik ndaj tyre.