
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot në një konferencë për mediat në lidhje me aksionin e qeverisë për prishjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje në zonën turistike të Thethit.
Berisha e cilësoi ndërhyrjen si një akt hakmarrjeje politike nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj banorëve të zonës, duke pretenduar se shumica e tyre votuan për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, qeveria kishte lavdëruar më parë zhvillimin e turizmit në Theth, përfshirë rritjen e kapaciteteve akomoduese, por tani po shkatërron investimet për motive politike. “Ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot. Edi Rama po hakmerret në mënyrë primitive dhe çnjerëzore ndaj banorëve për shkak të disfatës elektorale,” deklaroi Berisha.
Ai u bëri thirrje banorëve të zonës dhe gjithë Shqipërisë të reagojnë ndaj, siç e cilësoi, “kësaj të keqeje që po rrënon vendin”.