Vendosni fjalën kyçe....

“Rama skemë kriminale për blerjen e votave me fonde publike” – Berisha


Kreu I PD-së Berisha ka vijuar të akuzojë kryeministrin Rama për farsë zgjedhore më 11 maj.

Në një konferencë për shtyp në selinë blu, kryedemokrati tha se qeveria përdori garancinë sovrane si skemë për të blerë vota në prag të zgjedhjeve.

Berisha e akuzoi kryeministrin si shkatërruesin e bujqësisë shqiptare.

“Afati i aplikimeve, nga 14 prilli deri më 30 maj, përkon plotësisht me fushatën dhe paszgjedhjet. Ishte: ‘O votat, o nuk i merr subvencionet’. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar elektoral. Lubi Balluku, Anila Denaj, Mirela Kumbaro,  të gjitha bashkë me Ramën janë në krye të krimit elektoral 200 milionësh. U përdorën fondet publike për vota, në shkelje të Kodit Zgjedhor, praktikës së mirë të Venecias dhe udhëzimeve të OSBE/ODIHR,” theksoi Berisha.Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë. Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët,” deklaroi Berisha.