Vendosni fjalën kyçe....

Lufta civile në Sudan, mbi 300 viktima në përplasjet e fundit


Forcat sudaneze të RSF-së vrasin pothuajse 300 persona në Kordofanin e Veriut, thonë aktivistët

Aktivistët sudanezë thanë të hënën se Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) vranë pothuajse 300 njerëz në sulmet në shtetin e Kordofanit të Veriut që filluan të shtunën.

RSF ka luftuar ushtrinë sudaneze në atë zonë, një nga vijat kryesore të frontit të një lufte civile që ka shpërthyer që nga prilli i vitit 2023. Ushtria ka marrë kontroll të fortë të qendrës dhe lindjes së vendit, ndërsa RSF po punon për të forcuar kontrollin e saj në rajonet perëndimore, përfshirë Kordofanin e Veriut, shkruan Reuters.

Grupi i të drejtave të njeriut Emergency Laëyers tha në një deklaratë të hënën se RSF kishte sulmuar disa fshatra të shtunën rreth qytetit të Bara, të cilin e kontrollojnë paraushtarakët.

Në një fshat, Shag Alnom, më shumë se 200 njerëz u vranë me zjarrvënie ose me armë zjarri. Bastisjet plaçkitëse të fshatrave të tjerë vranë 38 civilë, thanë ata, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin zhdukur.

Të nesërmen, tha grupi, RSF sulmoi fshatin Hilat Hamid duke vrarë 46 persona, përfshirë gra shtatzëna dhe fëmijë.