Vendosni fjalën kyçe....

Braçe denoncon ndotjen e Liqenit Artificial në Tiranë: Krim mjedisor, duhet ndalur


Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar derdhjen e ujërave të zeza në Liqenin Artificial të Tiranës, në zonën e liqenit të thatë, pranë kopshtit zoologjik. Ai e ka quajtur situatën një “krim mjedisor”, duke theksuar erën e rëndë dhe ndotjen e hapësirës publike, veçanërisht pas ditëve të nxehta dhe pa reshje. Braçe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e ndotjes.

“Derdhja e ujrave të zeza në liqen nga zona e liqenit të thatë – MBI TË DHE ANASH TIJ NË DREJTIM TË kopshtit zoologjik, është evidente, të çajnë hundet, veçanërisht pas një periudhe të gjatë të nxehtë dhe pa rreshje. Nuk ka dhunim më të rëndë të hapësirës publike, në kufijtë e një krimi mjedisor! Duhet të ndaaaaaaluuuuuur!”, shkruan ai.