Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga flakët kodrat e Selitës në Tiranë


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Selitës në Tiranë.

Flakët mund  të shihen nga larga ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse po punohet për shuarjen e tij.

Ditët e fundit vatra të shumta zjarri kanë rënë në vend due djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e pemë frutore dhe duke shkaktuar dëme të shumta materiale, vlerimi i të cilave nuk është bërë ende.

Një nga zjarret me pasojat më të rënda ishte ai në vendin e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan që u dogj për gjashtë ditë radhazi duke shkatuar një ndotje të madhe të qytetit dhe zonave përreth.

Pak javë më parë, zjarri përfshiu vendin e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë,  që u dogj gjithashtu për disa ditë para se të shuhej.