
Pas dorëheqjeve të shumta ditën e sotme në bashkitë Elbasan e Librazhd kanë ardhur dorëheqje të shumta edhe në bashkitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka mbledhur pasditen e sotme të gjithë drejtorët dhe administratorët vendorë në një takim të menjëhershëm.
Në përgjigje të këtij urdhri, të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, të cilat tashmë janë në shqyrtim nga autoritetet lokale.
Nga Bashkia Malësi e Madhe, burime zyrtare bëjnë me dije për Neës24 se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative si dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.
Pas këtyre dorëheqjeve, është paralajmëruar zhvillimi i një analize të detajuar për vlerësimin e punës së çdo drejtuesi.