Vendosni fjalën kyçe....

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth


Në Theth vijon për të gjashtën ditë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje, me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Në zonë janë vendosur forca të shumta sigurie dhe mjete të rënda që po shembin objektet e paligjshme, në zbatim të një urdhri të Kryeministrit për mbrojtjen e territorit në zonat e mbrojtura.

Aksioni diten e djeshme është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes banorëve dhe policisë, ndërsa sot reagime ka pasur edhe nga Kisha Katolike në Shkodër, e cila ka bërë thirrje për qetësi dhe dialog.