
Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet A. J., ku si pasojë e shpërthimit është plagosur pronari i banesës. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi viktima apo dëme të mëdha në zona përreth.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.
Ngjarja vjen në një kohë kur rastet e shpërthimeve të bombolave të gazit janë shtuar ndjeshëm, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe kushtet teknike në përdorimin e tyre.