Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërime në Tiranë, Kukës dhe Shkodër



Policia e Tiranës ka hyrë në një fazë të re riorganizimi në nivelet drejtuese, me një valë të emërimeve dhe rotacioneve në krye të komisariateve të kryeqytetit, si dhe në drejtoritë vendore të Kukësit dhe Shkodrës.

Ndryshimet përfshijnë disa emra të njohur në strukturat e rendit, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe forcimin e kontrollit në terren.

Emërimet e reja në Policinë e Shtetit:

  • Idriz Daulle, nga Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë.

  • Besmir Qebini, nga Shef i Komisariatit nr. 5, emërohet Shef i Komisariatit Kukës.

  • Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit Kukës, emërohet Shef i Komisariatit Shkodër.

  • Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit nr. 2, Tiranë.

  • Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit nr. 4, Tiranë.

  • Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.

  • Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë.

  • Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit nr. 1, Tiranë.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimeve të vazhdueshme brenda Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit të strukturave vendore, si dhe rritjen e eficiencës në garantimin e rendit dhe sigurisë.