
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në liqenin e Shkodrës për trupin e kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.
Kapiteni u zhduk teksa po përpiqej të shpëtonte jetën e turistëve që ndodheshin në rrezik. Guximi dhe përkushtimi i tij u kthyen në një akt të dhimbshëm heroizmi, që fatkeqësisht i kushtoi jetën. Kërkimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa familja, kolegët dhe qytetarët presin me dhimbje zhvillimet.