
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike në Mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.
Sipas BW viktima, i identifikuar me inicialet R. D., dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij.
Familjarët e të riut kishin bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Mat, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Pas disa orësh kërkime, forcat e rendit kanë zbuluar trupin e tij pa shenja jete pranë liqenit, ndërsa dyshohet se edhe automjeti i tij mund të ketë përfunduar në ujë.