
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk përbën më lajm duke qenë se sot ka dështuar edhe përpjekja e 44-ët. Deputetët e pranishëm në sallë nuk kanë mundur të ngrenë komisionin për mbikëqyrjen e votimit për kreun e ri të Kuvendit.
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish të propozonin një përfaqësues që do siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Sipas partive opozitare, kërkesa e Vetëvendosjes që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë është jokushtetuese ndërsa partia e Kurtit që fitoi zgjedhjet e shkurtit ngulmon që votimi të jetë i fshehtë.
Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime të hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.