
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ia la dorën varur bashkëshortit të saj, i cili po e priste në shkallët e avionit presidencial gjatë vizitës zyrtare në Angli. Siç duket në pamjet video, Macron i zgjat dorën Brigitte-s ndërsa ajo zbret shkallët një e nga një, por kjo e fundit nu ia jep duke e injoruar shefin e Elizesë.
Pamjet u kapën në video dhe u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale e media. Pasi Zonja e Parë e injoroi Macron-it, ky i fundit u duk në siklet para se t’o zgjaste dorën princeshës Kate, shkruan Daily Mail.
Minuta më vonë, çifti Macron u pa në një makinë që po largohej nga pista dhe marrëdhëniet dukeshin të ftohta, me znj. Macron duke parë telefonin e saj pasi e nxori nga çanta.
Kjo vjen pak jaë pas Brigitte Macron shkaktoi një stuhi në maj kur u pa duke e shtyrë fytyrën e burrit të saj me të dyja duart përpara se të zbrisnin nga një aeroplan në Vietnam.
Presidenti e hodhi poshtë gjestin – të kapur në kamera – si shaka, por shkaktoi një trazirë të madhe në Francë, me gazetën e përditshme Le Parisien që pyeste: “Shuplakë apo grindje?”