
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në Maliq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi timonin, duke çuar në aksidentin e rëndë.
Si pasojë, drejtuesi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.