
Kreu i PD-së Berisha akuzoi Prokurorinë e Fierit për mashtrim publik lidhur me arrestimet e shefit ekzekutiv të kompanisë Bankers Petroleum dhe ish-drejtorin si dhe disa ish-zyrtarë.
Sipas tij kontrata me kompaninë është firmosur në kohën kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe jo nga qeveria e tij. Berisha tha gjithashtu se Babnkers kishte paguar 1 miliard euro taksa gjatë 20 viteve të fundit.
“Kontrata e Bankers Petrol nuk është firmosur nga qeveria ime, por nga qeveria e Fatos Nanos. Kjo qeveri, e Nanos, pra, pasi ka firmosur kontratën me Bankers, me kushtet që ne nuk do e firmosnim, ka qenë dhe neni 18 i kontratës, se nuk mund të bëhet ndryshim në kontratë pa miratimin e të dyja palëve. Është nen universal në fakt. U tha se kompania s’ka paguar për 20 vite, s’është e vërtetë. Kjo kompani është më e madhja dhe me reputacion ndërkombëtar. Ne kemi vendosur rent nga Këshilli i Ministrave. Renta ishte 10 përqind për shitjet. Prokuroria mashtroi publikisht për Bankers. Këtë taksë, Bankers e pranoi dhe nuk shkoi as në Arbitrazh. 500-600 milionë euro ka paguar kjo kompani kur kemi qenë ne në pushtet. Kryeministri nuk ndërhyn tek Tatimet e nuk kam ndërhyrë tek Tatimet. Kanë paguar sigurimet shoqërore për 1.500 punëtorë, kanë paguar taksën e karbonit. Këto deklarata tregojnë se dikush i ka vënë syrin, ka bërë pazaret, ka gjetur mekanizmat për t’i përzënë dhe për t’ua dhënë atyre që duan vetë. Në 20 vite, Bankeres ka dhënë 1 miliard.” – tha Berisha.
Sipas prokurorisë së Fierit, kompania Bankers Petroleum ka shmanguer taksat e detyrimet përgjatë 24 viteve duke deklaruar humbje e shpenzime të larta për të shmangur detyrimet.