Vendosni fjalën kyçe....

Sarandë, turisti italian shoqërohet nga policia, lëvizte me thikë në dorë në shëtitore



Një shtetas italian është shoqëruar nga forcat e policisë në Sarandë mbrëmjen e së premtes, pasi u kap duke lëvizur me një thikë në dorë në zonën e shëtitores, në një orar kur ambienti ishte i mbushur me qytetarë dhe turistë.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, ndërsa pranë vendit ndodheshin shumë kalimtarë. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar personin dhe shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi është identifikuar si Th. M., 32 vjeç, me origjinë nga Perugia, Itali, dhe ndodhej në Sarandë për pushime. Autoritetet bëjnë me dije se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.