Vendosni fjalën kyçe....

Rama denoncon rastin e radhës të zaptimit të hapësirave publike në Tiranë


Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me publikimin e rasteve të zënies së hapësirave të përbashkëta nga subjektet private, në kuadër të fushatës kundër uzurpimit të ambienteve publike.

Rasti i fundit është denoncuar nga një qytetar, i cili i ka dërguar një video kryeministrit, ku tregohet se në kompleksin ASL në Tiranë, pranë Spitalit të Neurokirurgjisë, disa lokale kanë shtrirë aktivitetin në hapësirën e përbashkët të pallatit, duke e bërë të vështirë qarkullimin për banorët.

“Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjete sociale.

Kryeministri ka paralajmëruar masa ndëshkuese për shkelësit që nuk largohen vullnetarisht.