
Policia e Lushnjës ka nisur procedim penal ndaj një 35-vjeçari me nënshtetësi italiane, i identifikuar si S. O., pasi akuzohet për ndotje mjedisore gjatë aktivitetit të fabrikës së tij të përpunimit të peshkut, e cila ndodhet në fshatin Allprenaj.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë inspektimeve është konstatuar se shtetasi italian kishte derdhur ujëra të mbetjeve teknologjike në një kanal kullues, duke rrezikuar ndotjen e ambientit dhe të tokave përreth.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijimin e hetimeve.
Policia njofton se do të vijojë kontrollet në subjektet industriale që operojnë në zonat rurale, me qëllim parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.