
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.