Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset në vijat e bardha, përfundon në gjendje të rëndë në spital



Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, ku një automjet tip “Renault”përplasi një këmbësore në vijat e bardha.

Viktima është një turistë e moshuar që po kalonte rrugën për të shkuar në plazh. Ajo është dëmtuar rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital, duke marrë ndihmën e parë mjekësore në gjendje të rënduar.

Shoferi i automjetit, një person i moshuar, raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit në momentin e përplasjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në zona me intensitet të lartë turistësh, veçanërisht në periudhën e sezonit veror.