Vendosni fjalën kyçe....

Pas ultimatumit të Ramës, ‘valë’ dorëheqjesh në bashkinë e Vlorës


Pas një ultimatumi të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive lokale kanë paraqitur dorëheqjet e tyre. Kryebashkiaku Ermal Dredha kërkoi dorëheqjet menjëherë pas largimit të Ramës.

Rama ka ngritur dy grupe pune për të reformuar administratën vendore një për të analizuar performancën e drejtuesve ekzistues dhe një tjetër për të propozuar emrat e rinj. Drejtuesit e rinj do të kalojnë një periudhë prove tre-mujore.

Kryeministri kërkoi që analiza të përfundojë deri më 15 korrik dhe vendet të plotësohen me emra të propozuar nga strukturat e PS në Vlorë. Deputetet e qarkut, Ismaili dhe Sinaj, kritikuan publikisht punën e Bashkisë për vonesa në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.