
Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës. 35-vjeçari me iniciale A.D. dyshohet se ka qëlluar me armë një bashkëmoshatar në zonën e Shkafanës.
I plagosuri me iniciale M.J. është dërguar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar dhe një bashkëpunëtor janë shpallur në kërkim nga policia.