Vendosni fjalën kyçe....

Rinumërimi në Fier drejt fundit, ndryshime të vogla pa ndikim në mandate


Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Fier vijon dita e tretë e rinumërimit të votave, ku pritet të hapen edhe 131 kuti nga 587 në total. Deri më tani janë rinumëruar mbi 79% e kutive dhe rezultatet kanë evidentuar korrigjime të vogla në numër votash, por pa ndikim në shpërndarjen e mandateve.

Partia Demokratike ka humbur 103 vota të marra pa të drejtë, ndërsa Partisë Socialiste i janë shtuar 12 vota. Këto zhvillime kanë zbehur gjasat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet për të fituar një mandat në dëm të PS-së, pasi koalicioni i Adriatik Lapajt nuk ka përfituar asnjë përparësi madje i janë zbritur 7 vota.

Edhe disa parti të tjera kanë pësuar humbje të vogla votash: Lëvizja Bashkë (-7), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (-1) dhe partia Mundësia (-3).