
Presidenti rus Putin foli në telefon me homologun e tij francez Macron, tha zyra e shtypit e Kremlinit të martën. Kjo është telefonata e parë mes dy udhëheqësve që nga shtatori 2022.
Ndërsa diskutuan për luftën në Ukrainë, Putin i tha Macron-it se gjendja është “një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të ndjekura nga shtetet perëndimore, të cilat për shumë vite anashkaluan interesat e sigurisë së Rusisë”.
Udhëheqësi rus përsëriti qasjen e Moskës ndaj çdo zgjidhjeje, duke deklaruar se ajo duhet “të jetë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të adresojë shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase dhe të bazohet në realitete të reja territoriale”, shkruan RT.
Putin dhe Macron diskutuan gjithashtu gjendjen në Lindjen e Mesme, përkatësisht përshkallëzimin e fundit midis Izraelit dhe Iranit. Të dy udhëheqësit ranë dakord se diplomacia ishte rruga që duhet ndjekur ndërsa theksuan se do mbanin kontaktin për hir të “bashkërendimit të mundshëm të qëndrimeve”.