Vendosni fjalën kyçe....

E fitoi pas rinumërimit, Maldrita ia lë mandatin Zegjinesë


Kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit Maldrita Bardho, që u shpall fituese pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit due i rrëmbyer mandatin Zegjiine Çaushit, nuk ka pranuar ta marrë atë.

Në një shënim në Facebook ajo shkruan se mandatin do ia lërë Zegjinesë, pasi kjo e fundit ka punuar më shumë në fushatë se ajo dhe ka sakrifikuar më shumë për PS-në.

“Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar. Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.” – shkruan Maldrita Bardho.

Zegjine Çaushi u bë e njohur gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit pas një serie postimesh në rrjetet sociale drejtuar Gazment Bardhit “O me Gazo, ku je Gazo”.

Edhe në takimin përmbyllës të fushatës, ajo kishte në qendër Gaz Bardhin. Pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit me kërkesë të opozitës, Zegjineja e humbi mandatin ndaj Maldrita Bardhos, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjet me komentuesit që u ekzaltuan pas humbjes së mandatit nga Zegjineja.Megjithatë vendimi i fundit nga Bardho, duket se do çojë në Parlament Zegjine Çaushin.

Reagimi i plotë

“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!”