Vendosni fjalën kyçe....

“Turizmi rritet, bizneset e vogla mbyllen. PS-ja e Ramës rrit taksat e shet fasadë” – Tabaku


Deputetja e PD-së Tabaku ngre shqetësimin se ndërkohë që turizmi në vend po rritet, gjithnjë e më pak biznese të vogla po hapen. Demokratja thekson se shkak për këtë janë taksat e larta, mungesa e mbështetjes, qeveria socialiste e Ramës që nuk e do sipërmarrjen e ndershme, 

Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë.

Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen.

Pse? E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme. 8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla.

Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” janë vetëm fasada. Janë reklama. Janë mashtrime.

E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë. Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi. Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet. Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël. Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një. Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht. Ajo lufton. Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.” – shkruan Tabaku.