Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqje nga çështja “Partizani”


Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga trupi gjykues i çështjes “Partizani”.

Në argumentet e saj, Ulliri sqaron se arsyeja për këtë kërkesë është lidhja familjare, pasi ajo është kushërirë me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Kërkesa është depozituar prej 10 ditësh te drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani, por ende nuk ka një vendim zyrtar.