Vendosni fjalën kyçe....

“Miliarderët s’duhet të ekzistojnë” – Demokrati Zohran Mamdani rithekson planin për të synuar “lagjet e bardha” me taksa më të larta


Zoham Mamdani

Kandidati demokrat për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e përforcoi planin e tij për të rritur taksat e pronës në “lagjet më të pasura dhe më të bardha” të dielën ndërkohë që pohoi se miliarderët nuk duhet të ekzistojnë.

Mamdani, i quajtur “Fidel Castro i Nju Jorkut” nga një kritik i njohur, pretendoi se propozimi i tij për të taksuar më të pasurit “nuk ishte i nxitur nga raca” pavarësisht se platforma e tij e fushatës synonte në mënyrë të qartë pronarët e bardhë të shtëpive.

“Ky është vetëm një përshkrim i asaj që shohim tani. Nuk është i nxitur nga raca. Është më shumë një vlerësim i lagjeve që po tatohen pak kundrejt atyre që tatohen shumë”, tha Mamdani për “Meet the Press” të NBC News të dielën.

Kandidati për kryetar bashkie, Zoham Mamdani, i shoqëruar nga Reverend Al Sharpton dhe regjisori i filmit Spike Lee, del nga selia e Rrjetit Kombëtar të Veprimit në Harlem pas një takimi privat me Sharpton

“E kemi parë vijimësisht se ky është një sistem i pabarabartë i taksës së pronës. Është një sistem për të cilin në fakt kandidoi Eric Adams, duke thënë se do e ndryshonte në 100 ditët e para”, shtoi ai.Kandidati i supozuar demokrat për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut gjithashtu i hodhi poshtë shqetësimet se përmendja e racës mund t’i largonte votuesit, duke argumentuar se ai “thjesht po i emërton gjërat ashtu siç janë”.

Socialisti gjithashtu u ankua për tkurrjen e bazës tatimore te Big Apple, por fajin ia hodhi kostos së lartë të jetesës që i shtyn njerëzit të largohen nga qyteti, ndërsa reklamoi planet e tij për të rritur taksat mbi 1%, shkruan NY Post.

“Po flasim për bazën tonë tatimore që po zvogëlohet gjithnjë e më shumë çdo ditë, me njujorkezët që largohen për në Nju Xhersi, në Pensilvani, në Konektikat”, u ankua Mamdani.

“Nëse nuk e kapim çastin, do e humbasim qytetin.”

Ndërsa pranoi se nuk ka fuqinë për të rritur taksat në nivelin që dëshiron pa miratimin e qeverisë shtetërore, Mamdani vuri në dukje aftësinë e tij për të marrë atë që “konsiderohet si një dështim dhe për ta bërë të duket e pashmangshme”.

Ai gjithashtu sugjeroi që miliarderët nuk duhet të ekzistojnë.

“Nuk mendoj se duhet të kemi miliarderë, e them çiltërsisht këtë”, tha ai.

Nju Jorku është shtëpia e më shumë miliarderëve se çdo qytet në botë, me 123 të tillë.