
Një incident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, kur një i ri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin që drejtonte. Efektivët ndërhynë duke qëlluar në drejtim të automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
I riu u ndalua dhe u shoqërua në komisariat, ku pritet të japë sqarime për ngjarjen. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për të verifikuar nëse drejtuesi i mjetit ka qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme.