
Një zjarr i fuqishëm që ra pasditen e djeshme në periferi të Ksamilit u shua plotësisht rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, pas disa orësh përpjekjesh intensive nga shërbimet zjarrfikëse, forcat e policisë, administrata e Bashkisë Sarandë dhe vetë banorët e zonës.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ishte e pamundur, ndaj punonjësit e emergjencave dhe vullnetarët punuan manualisht për shuarjen e flakëve, duke ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në proces vlerësimi.
Nga të dhënat zyrtare, qarku i Fierit vijon të jetë zona me rrezikun më të lartë për zjarre në shkallë vendi. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, në këtë qark janë regjistruar 48 vatra zjarri, ndërsa bashkia e Lushnjës rezulton më e rrezikuara, për shkak të djegieve të hamulloreve nga fermerët.