Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Krujë


Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 02:15 të mëngjesit në hyrje të një dyqani në aksin “Fushë Krujë–Derven”.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Njoftimi:

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.”, njofton policia.