
Ka përfunduar rinumërimi i 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS, Ledio Braho ka deklaruar se duhet të kuptohet që votat të cilat kanë dalë të ndryshme nga numërimi fillestar, kanë ndodhur si shkak i gabimeve njerëzore.
“Janë gabime njerëzore. Procesi ka një numër të konsiderueshëm hallkash, numërim, operatorë që hedhin të dhënat në sistem dhe mund të ndodhin gabime si shkak i lodhjes”, ka deklaruar ai.
Rinumërimi u kërkua nga opozita e cila pretendoi për manipulim të votave. KAS vendosi rinumërimin e votave për qarqet Tiranë e Fier ndërsa rinumërim të pjesshëm të votave në Elbasan e Durrës.