
Ushtria izraelite ka bërë publike detaje mbi një nga operacionet më të mëdha të kryera ndonjëherë kundër Iranit, të koduar “Luani në Ngritje”.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan se gjatë këtij operacioni janë goditur mbi 900 objektiva brenda territorit iranian.
Sipas IDF, si pasojë e sulmeve janë vrarë 11 shkencëtarë të programit bërthamor iranian dhe 30 zyrtarë të lartë të sigurisë, përfshirë tre komandantë të rangut të lartë.
Objektivat e goditura përfshijnë 200 lëshues raketash, që sipas IDF përbënin gjysmën e arsenalit raketor të Iranit, si dhe aeroplanë dhe vende të prodhimit të raketave, duke ndikuar drejtpërdrejt në ndalimin e prodhimit të mijëra raketave të tjera.
Në një intervistë për Channel 13, ministri izraelit i Mbrojtjes theksoi se nuk ka pasur një mundësi reale për të goditur udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë operacionit, por shtoi se nëse një mundësi e tillë do të ishte shfaqur, Izraeli do ta kishte eliminuar atë./CNN