Vendosni fjalën kyçe....

“11 maji farsë, Arkend Balla, Sara Mile e Besa Spaho deputetë të karteleve” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat për zgjedhje e 11 majit duke deklaruar sot se procesi ishte farsë, i manipuluar dhe se kishte përfunduar pa nisur ende mirë.

Ai akuzoi deputetët e PS-së Arkend Balla, Sara Mile e Besa Spaho se u zgjodhën me ndihmën e karteleve.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve. Po vërtetohet tashmë edhe dimensioni tjetër: blerja e votës përmes prokurimeve publike, shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe mbjelljes së 100 milionë rrënjë kanabis në territor për qëllime elektorale,” akuzoi Berisha.