Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet në burg Meta, avokati Cakrani: SPAK nuk solli asnjë provë të re, shpenzimet janë në emër të Kryemadhit


Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e Partisë së Lirisë Meta, i cili kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Meta ishte i pranishëm në seancë ku kundështoi ashpëër pretendime e prokurorëve të çështjes.

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, provat e reja të SPAK-ut nuk kishin asgjë të re dhe se faktojnë se Meta nuk ka asnjë lidhje me çështjen e lobimit në SHBA të LSI-së.

“Në këtë material prej 31 faqesh nuk pati asgjë të re, vecse organi procedurës përfundimisht u bind përsa i përket çështjes së kompanisë lobimit në favor të Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ku personi nën hetim Z. Ilir Metaj, ashtu sic kishte deklaruar nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera”, tha avokati Cakrani.

Lidhur me çështjen e pagesave përmes një karte bankare për shpenzime jashtë vendit, kartë e dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku, avokati Cakrani se kjo nuk kishte të bënte asgjë me klientin e tij dhe se të gjitha shpenzimet ishin kryer nga Kryemadhi.

“Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku. Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre. Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme, por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike. Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.

Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj. Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte, dhe në asnjë raste të vetëm nuk provohet se Z. Ilir Metaj ka përdorur këto”, tha Cakrani.

Metës i janë komunikuar akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjet e CEZ-DIA, lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror.