Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Italinë, 15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë në Shëngjin


Një tjetër anije me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.

 Mjeti lundrues i rojës bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.

Aktualisht në kampin e Gjadrit janë rreth 30 emigrantë të dëbuar.