
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se i qëndron besnik mesazhit të tij të urimit drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për “veprimin e tij vendimtar në Iran”.
Rutte e përgëzoi Trumpin dhe e quajti sulmin e SHBA-së ndaj Iranit “vërtet të jashtëzakonshëm”, në mesazhet e postuara nga presidenti në mediat sociale të martën.
Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s në Holandë të mërkurën në mëngjes, Rutte tha se nuk po e rishqyrtonte vlerësimin e tij për sulmet amerikane, pasi raportet e medias vunë në pikëpyetje efikasitetin e tyre./CNN