Vendosni fjalën kyçe....

Rinumërimi i votave në Tiranë, zbulohen gabime në numërim por shpërndarja e mandateve nuk ndryshon


Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës po vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, që përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të kutive në këtë qark.

Sipas të dhënave paraprake, ky proces nuk ka sjellë ndryshime në shpërndarjen e mandateve mes partive, por ka nxjerrë në pah gabime të rëndësishme në numërimin fillestar të votave.

Partia Demokratike ka rezultuar me një rritje të pajustifikuar prej 411 votash, ndërsa Partia Socialiste me 307 vota më shumë. Edhe subjekte më të vogla si Nisma Shqipëria Bëhet (+37 vota), Mundësia (+30) dhe PSD (+29) kanë përfituar vota të regjistruara gabimisht. 

Nga radhët e PD, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ilir Meta dhe Myslym Murrizi kanë rezultuar me vota të shtuara në mënyrë të padrejtë.

Nga Partia Socialiste, situata e ngjashme është konstatuar për kandidatët Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Xhemal Qefalia dhe Erion Braçe.