Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Arsimi ka sfida edhe pse arritjet janë domethënëse, duhet të ecim me hapa të sigurt


Sot u zhvillua takimi i Ligës së Universiteteve, një nismë me fokus rritjen e cilësisë në arsimin e lartë shqiptar. Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vlerësoi rolin e universiteteve private, duke i konsideruar ato si një komponent të rëndësishëm të ekosistemit arsimor dhe një motor ekonomik për zhvillimin e vendit.

Ajo theksoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit me biznesin, duke përmendur se disa universitete prestigjioze të huaja tashmë kanë hapur degë në Shqipëri. Manastirliu nënvizoi gjithashtu nevojën për krijimin e qendrave shkencore dhe për garantimin e standardeve më të mira për studentët.

“Jam e kënaqur që sot ndodhem tek Liga e Universiteteve. Ajo që tha profesor Ruka është e vërtetë pasi sot ecet me hapa të shpejta për të arritur hapa të rëndësishëm në arsimin.

Universitete private janë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit të arsimit të lartë , dhe duke e bërë atë një motor ekonomik dhe i zhvillimit në vend.

Ne duhet të jemi më shumë ambicioz. Arsimi ka sfida edhe pse arritjet janë domethënëse dhe ne duhet të ecim me hapa të sigurt.

Sot kemi universitete që kanë hapur degë të tyre në Shqipëri të huaja të cilat janë edhe prestigjoze.
Gjithashtu është e rëndësishme edhe bashkëpunimi me biznesin duke krijuar edhe qëndra shkencore.

Duhet të sigurojmë standartet më të mira për studentët tonë. Universitet janë baza e kërkimit shkencor. Prandaj në këtë ligë ne kemi edhe një synim i cili është edhe ndërkombtarizimi. Ne duhet të bëjmë që Shqipëria vitet të ardhshme të jetë forum akademik”, u shpreh ajo