Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Dibër një 40-vjeçar i kërkuar nga Gjermania për mashtrime dhe vjedhje


Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës ka arrestuar një 40-vjeçar, banues në Bosnje-Hercegovinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

40-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Heilbronn në Gjermani, e cila ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për disa vepra penale, përfshirë “vjedhje me anë të mashtrimit”, “mashtrim” dhe “mashtrim të përsëritur për përfitime financiare”.

40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:   

B.S., 40 vjeç, banues në Bosnje-Hercegovinë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn /Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.  

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.