Vendosni fjalën kyçe....

“Rama armiku më i egër i lirisë së shqiptarëve, 11 maji farsë, nuk e njohim” – Berisha shfaq pamjet e denoncon


Kreu i PD-së Berisha ka vijuar edhe sot me denoncimet lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka shfaqur disa pamje me video të cilat sipas tij faktojnë denoncimin e opozitës për farsë zgjedhore.

Berisha tha se komisionerja futet të votojë bashkë më zgjedhësit duke kontrolluar çdo votë që hidhet dhe për kë hidhet. Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit nuk do njihet nga opozita.

“Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Komisionerja kontrollon çdo vote. Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë. Pra, votojnë komisionerët. Vazhdojnë kontrollin… voton për të. Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri. Dy fletë. Këto ishin vetëm disa momente nga aktet kriminale të votimit në datën 11 maj. Kurrë këto zgjedhje nuk përligjen dhe jam i bindur se shqiptarët do i japin Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive të tyre, atë që meriton, sa më shpejt.” – tha Berisha.