Vendosni fjalën kyçe....

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 69 vite burg për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni e pesë të tjerë


SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim një pjesë të dosjes Metamorfoza.

Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për ish-Shefin e Krimeve Dedan Gjoni.

7 vjet burg janë kërkuar për Adrian Cenajn ndërsa nga 12 vite për Besmir Muratin e Albert Prengën. 15 vite burg janë kërkuar për Ismail Zenelin ndërsa 10 vite për Bujar Gërmizin.

Personat e lartpërmendur akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Nela si dhe trafik droge. Ata kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar:

Dedan Gjoni 13 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite e 4 muaj burg,

Ismail Zeneli 15 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 10 vite burg,

Bujar Ajeti 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg,

Adrian Cenaj 7 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 4 vite e 8 muaj burg,

Besmir Murati 12 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite burg,

Albert Prenga 12 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite burg.

Akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit:

1-Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.6, Dedan Gjoni akuzohet se ka ndihmuar Rexhep Rapin i njohur ndryshe si “Kep Rrapi” për të vrarë Xhevdet Plakun (Akilin), vrasje e cila nuk u arrit që të realizohej nga autorët. Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë, bashkë me Erzen Breçanin u arrestua mbrëmjen e 20 nëntorit 2023. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2-Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

3-Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

4- Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

5-Besmir Murati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6-Artan Sulejmani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7- Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.