Vendosni fjalën kyçe....

Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin teksa po lëvizte me motoçikletë


Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sot në Kamenicë të Divjakës.

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë rreth orës 12:30.

Burime bëjnë me dije se i mituri po lëvizte me motoçikletë, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 “Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale,” informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.