Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra izraelitë pa energji elektrike pas sulmeve të Iranit


Rreth 8,000 njerëz në Izrael janë pa energji elektrike pas sulmeve me raketa të Iranit këtë mëngjes, sipas ministrit të energjisë.

Eli Cohen thotë se autoritetet ishin “përgatitur paraprakisht për mundësinë e dëmtimit të instalimeve elektrike” dhe synojnë të rikthejnë energjinë elektrike brenda tre orësh.

Korporata Elektrike e Izraelit (IEC) raportoi më parë “dëme pranë një objekti strategjik të infrastrukturës” në jug, gjë që ka çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në disa komunitete.

“Ekipet e IEC janë në rrugë drejt disa lokacioneve në terren me qëllim rivendosjen e energjisë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur. Operacionet përfshijnë riparime të infrastrukturës dhe neutralizimin e rreziqeve të sigurisë, dhe po kryhen në koordinim me forcat e sigurisë”, thuhet në të./BBC